Armatimeve të Trupave ruse të mbrojtjes ajroro-kozmike mbi Moskë iu shtuan 6 radarë të rinj që mund të identifikojnë në të njëjtën kohë më shumë se 100 objektiva të llojeve të ndryshme deri në një distancë prej 400 km nga kryeqyteti rus.

Radarët e rinj do të jenë pjesë e sistemit të mbrojtjes kundërajrore S-400 "Triumf" (russ."С-400 Триумф") të njësive të Trupave të mbrojtjes ajroro-kozmike, të cilat mbrojnë kufijtë ajroro-kozmikë të Moskës dhe të rajonit qendror industrial të Rusisë.