Videoklipet nga rrugët automobilistike ruse, të bëra në videoregjistrues të ndryshëm, gëzojnë popullaritet të madh në mesin e të huajve. Dhe më shpesh ato u asociohen atyre me automobilistë të dehur në timon, aksidente të tmerrshme me viktima në njerëz, ngarje automjeti me shpejtësi të madhe dhe grindje të dhunshme midis shoferëve. Një 20-vjeçar - banor i qytetit të Alma Ata - vendosi ta thyejë këtë shabllon dhe postoi në YouTube një përmbledhje videoklipesh me vepra të mira, të cilat bëjnë çdo ditë shoferët e thjeshtë dhe kalimtarët në rrugët e Rusisë dhe Bashkësisë së Shteteve të Pavarura.

Vetëm për një javë videon e kanë parë më shumë se 2.3 milionë shikues. Midis atyre që kanë komentuar punën e qytetarit të Kazakistanit shumica janë audiencë anglisht-folëse. "Kjo është jashtëzakonisht prekëse. Unë nuk kam parë kurrë ndonjëherë që dikush të ndalojë makinën dhe të ndihmojë një grua të moshuar për të kaluar rrugën. Të paktën këtu tek ne, në Boston", - shkruan një nga përdorueset e YouTube.