Marrëveshjet e arritura në Moskë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Sirinë janë një hap tejet i rëndësishëm që ngjall optimizëm, thuhet në deklaratën e të Dërguarit të Posaçëm të OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe, Lakhdar Brahimi, të lëshuar sot në selinë e tij në Kajro.

0Siç deklaroi ditën e martë Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, në bazë të përfundimeve të bisedimeve me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry, në Moskë, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ranë dakord të inkurajojnë autoritetet siriane dhe opozitën për të arritur një rrugëzgjidhje politike të konfliktit të armatosur në vend.