Qeveria gjermane miratoi marrëveshjen për shitjen e 104 tankeve, 50 autoblindave dhe 10 makinave të sigurisë Indonezisë.

Më parë Kancelarja gjermane Angela Merkel pati deklaruar se ia vlen të "ndihmosh partnerët e besueshëm", për të garantuar sigurinë në rajonet e tyre, duke i furnizuar ata me armë.

Opozita në Gjermani, nga ana tjetër, konfirmon se qeveria tregohet shumë e gatshme të furnizojë me armë rajonet e paqëndrueshme.