Më 8 maj në Iran filloi regjistrimi i kandidatëve për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen më 14 qershor të vitit 2013.

Intriga kryesore fokusohet rreth figurës së Kreut të Administratës presidenciale, Estfandiar Rahim Mashaei, kandidatura e të cilit kundërshtohet nga kleri konservator iranian.

Presidenti në fuqi Mahmoud Ahmadinejad nuk mund të kandidojë më për një mandat të tretë për shkak të kufizimeve kushtetuese. Shumë besojnë se Presidenti ka ndërmend të "zërë" poste të tjera gjatë 4 viteve në vazhdim dhe pastaj të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme.