Në rikonstruktimin ushtarako-historik të betejës së Kurskut morrën pjesë rreth 200 vullnetarë - anëtarë të klubeve patriotiko-ushtarake. Me përpjekjet e historianëve lokalë u rikonstruktua vetëm një episod i vogël i fillimit të betejës së madhe, rezultat i së cilës u bë shpartallimi i trupave naziste gjermane të Hermann Hoth dhe Erich von Manstein.

Në rikontruktimin e betejës së Kurskut u përfshinë njësi të teknikës luftarake të viteve të Luftës së Dytë Botërore. Pranë autoblindave të rikonstruktuara të zbulimit ushtarak "luftuan" motorë të vërtetë gjermanë - trofe lufte - dhe kamionët sovjetikë të modelit GAZ-AA me tonazh 1.5 ton.