Në varrezat e Brookwood, në qarkun anglez të Surrey, u përcoll për në banesën e fundit oligarku rus Boris Berezovskij, i cili ndërroi jetë më 23 mars.

Ceremonia mortore e varrimit u mbajt në një kishëz të vogël. Sipas njoftimeve të mediave lokale, ceremonia ishte shumë modeste dhe e rezervuar. U morrën masa të rrepta sigurie. Ndër të parët mbërriti në funeralin e Berezovskit emisari i separatistëve çeçenë Ahmed Zakajev, i cili erdhi në varreza para të afërmve të Berezovskit.