Presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad deklaroi se vendi i tij është i aftë t’i bëjë ballë Izraelit, njofton ditën e mërkurë Korporata Radiotelevizive britanike BBC.

Vihet në dukje se në deklaratën e tij, të transmetuar në televizionin sirian, Bashar Al-Assad nuk foli për veprime konkrete kundërpërgjigjeje.

0Më parë Bashar Al-Assad u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit, Ali Akbar Salehi, i cili i premtoi Sirisë mbështetje, sipas fjalëve të tij, në sfondin e përpjekjeve të Izraelit për të minuar sigurinë në rajon.