Numri i viktimave, si rezultat i shembjes së kompleksit të fabrikave “Rana Plaza” në Bangladesh, sipas të dhënave të fundit rezulton më shumë se 700 vetë, njoftuan ushtarakët e vendit. Nga rrënojat e ndërtesës së shëmbur 8-katëshe 2 javë më parë vazhdojnë të nxjerrin trupa të pajetë.

Shembja e ndërtesës, ku zhvillonin aktivitetin e tyre 4 fabrika tekstili e rrobaqepësi, shkaktoi protesta masive në Bangladesh. Punonjësit e fabrikave të tekstilit më shumë se një javë protestuan kundër mosrespektimit nga ana e punëdhënësve të rregullave të sigurisë në fabrika, derisa atyre u kërkoi t’i ktheheshin punës vetë Kryeministri i vendit.

0Për çështjen e shembjes së kompleksit në Bangladesh janë arrestuar 9 persona.