0Në Bruksel dhe në NATO-s shpresonin ta gjunjëzonin shumë shpejt Serbinë dhe të nënshtronin shpirtin e pabindur, rebel të serbëve. Por, si përfundim, të gjitha përpjekjet e tyre përfunduan me dështim të plotë. Ushtria Popullore Jugosllave dhe mbrojtja e saj kundërajrore dolën më të mençura se strategët e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Xhorxhe Aniçiç (Djordje Aničić) kujton si më poshtë vijon:

- Agresioni filloi në pragmbrëmje të datës 24 mars të vitit 1999. Në sulmin e parë ajror mbi Jugosllavinë u përfshinë më shumë se 650 avionë. Goditjet raketore jepeshin mbi postet komanduese dhe komplekset e mbrojtjes kundërajrore të Ushtrisë së Jugosllavisë. Ata kishim për qëllim t’i shkaktonin dëme sa më të mëdha ushtrisë sonë që në orët e para të sulmit ajror, por nuk arritën ta bëjnë dot këtë. Komanda e NATO-s krijoi madje një brigadë të posaçme ajrore, e cila përbëhej nga 150 avionët më modernë, të destinuar për shkatërrimin e sistemit të mbrojtjes kundërajrore të Beogradit. Në atë kohë ne kishim disa dhjetëra sisteme të modelit “SAM-3 (“CAM-3”) - kjo ishte një teknikë raketore e gjeneratës së tretë. Ndërsa aviacioni i NATO-s i atëhershëm i përkiste tashmë brezit të gjashtë të armatimeve.

Me kalimin e çdo dite numri i avionëve të përfshirë në luftën kundër nesh vinte duke u rritur. Në fund të agresionit nga bazat ajrore të NATO-s fluturonin çdo ditë mbi 1000 aeroplanë. Megjithatë NATO nuk mundi ta thyejë dot Serbinë. Amerikanët për një kohë të gjatë nuk donin të shpreheshin mbi atë, se si Serbia e vogël arriti jo vetëm të mbijetojë dhe të rezistojë me stoicizëm në të gjitha 79 ditët e agresionit, por dhe i shkaktoi gjithashtu dëme të konsiderueshme Pentagonit. Pikërisht brigada e Nënkolonelit Xhorxhe Aniçiç (Djordje Aničić) rrëzoi avionin “F-117A”.

Unë e pyeta atë se çfarë arritën të rrëzojnë tjetër ushtarakët e brigadës së tij në pranverën e vitit 1999?

0- Brigada jonë raketore e 250-të rrëzoi tre aeroplanë të armikut, të pranuar prej tij si fakt, si dhe 2 të tjerë të cilët zyrtarët e NATO-s nuk dëshiruan t’i konfirmojnë dokumentalisht. Në ditën e tretë të luftës, më 27 mars, në orën 20.42 minuta, u godit dhe u rrëzua një avion i marrë nën mbrojtje të posaçme, i konstruktuar në bazë të teknologjisë Stealth - “F-117”. Gjithsej në shërbim të Forcave Ajrore të SHBA-së ishin 59 aeroplanë të tillë. Qe planifikuar që pikërisht “F-117” të bëhej aeroplani kryesor për ushtrinë amerikane deri në vitin 2025. Ne kemi rrëzuar gjithashtu edhe një “F-16CG”. Kjo ndodhi natën e 1 majit në të gdhirë të datës 2. Kurse më 19 maj rrëzuam një avion “B2A”. Për 3 muaj të luftës ne goditëm gjithashtu edhe një “F-117” tjetër, por ai vetëm u dëmtua dhe mundi të fluturojë deri në Bosnjë, ku u ul në një nga aeroportet lokale. Ekzistojnë dëshmitë e ekspertëve, të cilat konfirmuan se edhe një “Stealth” tjetër u godit nga mjetet tona të mbrojtjes kundërajrore. Pikërisht ne i shkaktuam dëme të konsiderueshme materiale amerikanëve. Ata patën lidhur shpresa të mëdha me avionët e tipit “Stealth” dhe planifikonin për t’i shitur ata në mbarë botën. Por pas vitit 1999 të gjitha planet e lidhura me këtë biznes dështuan. Porositësit e konsumatorët refuzuan blerjen e këtij lloj aeroplani dhe në mars të vitit 2008 “F-117” u hoq nga shërbimi dhe përbërja e armatimeve të ushtrisë amerikane.