Një uragan i fuqishëm ka goditur qytetin brazilian Rio de Janeiro. Njoftohet se një person humbi jetën kur një pemë ra mbi furgonin e tij.

Shpejtësia e erës ka arritur deri në 100 km/h, 10 rajone të qytetit kanë mbetur pa energji elektrike. Stuhia shkaktoi probleme serioze për qarkullimin e transportit urban, në rrugët e përmbytura janë krijuar bllokime të gjata shumëkilometërshe të trafikut, lëvizja e automjeteve është pezulluar edhe si rezultat i rënies së pemëve.

0Siç njofton kompania televizive “Globo” me referim tek autoritetet e qytetit, në pjesë të ndryshme të qytetit janë rrëzuar rreth 90 pemë.