Koreja e Veriut tërhoqi dy raketa balistike nga platforma e lëshimit në bregun lindor të vendit, njoftojnë Agjencitë botërore të lajmeve me referim tek një burim në Ministrinë e Mbrojtjes të SHBA-së.

Më parë autoritetet e Koresë së Veriut, me sa duket, kishin ndërmend të realizonin një lëshim provë, si dhe kërcënuan të godisnin një sërë objektivash në territoret e Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për raketat me rreze të mesme veprimi "Musudan", të cilat janë të afta të arrijnë deri në ishullin Guam, ku ndodhet baza ushtarako-detare amerikane.

0Vendimi për tërheqjen e raketave, sipas mendimit të ekspertëve, dëshmon mbi mosgatishmërinë e Koresë së Veriut për të përshkallëzuar konfliktin aktual në Gadishullin Korean deri në një luftë të vërtetë.