Departamenti Amerikan i Mbrojtjes për herë të parë akuzoi haptazi qeverinë kineze për spiunazh kibernetik.

"Në vitin 2012 shumë rrjete kompjuterike, duke përfshirë edhe ato që i përkisnin qeverisë amerikane, iu nënshtruan sulmeve, pas disa prej të cilave, me sa duket, qëndrojnë drejtpërsëdrejti autoritetet kineze dhe ushtria e Kinës", - thuhet në raportin vjetor të Pentagonit.

0Siç konfirmohet me siguri në raport, sulmet kishin për qëllim marrjen e të dhënave në lidhje me ekonominë, mbrojtjen dhe diplomacinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat mund të përdoreshin nga ushtria kineze për të forcuar mbrojtjen e vet.