Të paktën tre persona mbetën të vrarë në vend dhe rreth 30 të tjerë u plagosën gjatë një shpërthimi të ndodhur në veriperëndim të Pakistanit. Objektivi i sulmit, siç njoftohet, ishte një nga kandidatët në zgjedhjet parlamentare, i cili po zhvillonte fushatën parazgjedhore në tregun e qytetit të Hangu. Ende nuk dihet nëse ai është lënduar apo jo nga shpërthimi.

Më 11 maj në Pakistan do të mbahen zgjedhjet parlamentare, gjatë të cilave do të zhvillohet luftë elektorale për 272 mandate deputetësh në Asamblenë Kombëtare.