Indeksi i bursës japoneze “Nikkei” shënoi rekord të ri për një periudhë 5-vjeçare, duke kapërcyer për herë të parë që nga kriza e vitit 2008 shifrën 14 mijë pikë. Në ditën e parë të tregtimit pas katër ditësh pushimi treguesi “Nikkei” u rrit me 2.8%.

Analistët e lidhën rritjen në fjalë me vendimin e Bankës Qendrore Evropiane për të ulur normën e rifinancimit, ndaj së cilës tregu japonez nuk arriti të reagojë javën e kaluar.

0Përveç kësaj, rritjes së indeksit i shërbeu që më parë vendimi i Bankës së Japonisë lidhur me vazhdimin e politikës së rritjes së masës monetare për stimulimin e rritjes ekonomike dhe dobësimin e monedhës kombëtare, çka është e favorshme për eksportuesit japonezë.