Parada ushtarake me rastin e Ditës së Fitores e 9 majit do të fillojë në Moskë në Sheshin e Kuq më 10:00 sipas orës lokale. Parada do të drejtohet nga Kryekomandanti i Trupave Tokësore, Gjeneral-Koloneli Vladimir Çirkin, do ta presë paradën - Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu.

Numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve në Paradën e Fitores në Moskë do të jetë 11.312 vetë. Në Sheshin e Kuq do të parakalojnë 101 njësi teknike ushtarake - tanke, automjete të blinduara, komplekse raketore të mbrojtjes kundërajrore zenith, obusë vetëlëvizës. Në ajër do të fluturojnë 8 helikopterë dhe 60 aeroplanë.

0Transmetimin e drejtpërdrejtë televiziv të Paradës gjithkush që dëshiron mund ta ndjekë në faqen e Internetit të Radiokompanisë "Zëri i Rusisë".