Në një nga godinat e banuara në qytetin Cleveland të shtetit Ohio policia gjeti tre femra të rrëmbyera rreth 10 vjet më parë. Të gjitha ato ndodhen në spital në gjendje të mirë shëndetësore. Si të dyshuar për rrëmbimin e tyre janë arrestuar një burrë 52-vjeçar dhe dy vëllezërit e tij.

Amanda Berry humbi në vitin 2003 në moshën 16 vjeçare, Gina DeJesus u zhduk një vit më vonë në moshën 14 vjeç, ndërsa Michelle Knight humbi në vitin 2002 kur ishte 20 vjeç.

0Femrat arritën të zbulohen falë njërit prej banorëve vendas, i cili dëgjoi britmat që vinin nga një shtëpi dhe e ndihmoi gruan që kërkonte ndihmë të dilte prej andej. Njoftohet se në shtëpi ndodheshin edhe disa fëmijë.