Irani ka filluar rekrutimin e vullnetarëve për luftën në Siri. Rekrutimi realizohet nëpërmjet website-it të mbështetësve të Ayatollah Ali Khamenei dhe formalisht autoritetet iraniane nuk kanë të bëjnë me këtë.

Vullnetarëve u kërkohet të telefonojnë një numër iranian ose të dërgojnë SMS në të për t’u regjistruar. Detajet premtohet të njoftohen më vonë për shkak të "situatës delikate" dhe "makinacioneve të armiqve të Islamit". Ende është e paqartë nëse vullnetarët do të nisen apo jo me të vërtetë për në Siri.

Rekrutimi i vullnetarëve filloi një ditë pas deklaratës së Komandantit të Forcave të Këmbësorisë të Iranit, i cili tha se Siria "nuk ka nevojë për ndihmë dhe se është plotësisht në gjendje të vetëmbrohet".