Ministri i Mbrojtjes i Libisë, Mohammed Al-Bargati, dha dorëheqjen duke e quajtur gjatë kësaj rrethimin e kohëve të fundit të ministrive nga ana e militantëve si sulm mbi demokracinë.

Disa ditë më parë Parlamenti i Libisë miratoi një ligj që ndalon zyrtarët e kohës së regjimit të Muammar Gaddafi të mbajnë poste drejtuese shtetërore.

Tre ditë para votimit të projektligjit grupe të armatosura të përkrahësve të lustracionit rrethuan disa ministri për të vënë nën presion parlamentin dhe për të arritur miratimin e ligjit.

Si pasojë e miratimit të ligjit disa nga figurat kryesore të qeverisë mund të largohen prej posteve të tyre, duke përfshirë edhe Kryeministrin e vendit, Ali Zeidan.