Marrëdhëniet e Rusisë me Bashkimin Europian dhe NATO-n do të jenë në fokusin e takimit të ardhshëm informal të 10 majit në Varshavë të ministrave të punëve të jashtme të Rusisë, Gjermanisë dhe Polonisë, respektivisht Sergei Lavrovt, Guido Westerwelle dhe Radoslaw Sikorski.

Ministrat do të diskutojnë çështjen e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në takimet e mëparshme në Kaliningrad (maj i vitit 2011) dhe Berlin (mars i vitit 2012), si dhe do të përcaktojnë drejtimet e reja të bashkëpunimit.