Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, për herë të parë që nga viti 1973 nuk do të marrë pjesë në takimin e krerëve të qeverive të Bashkësisë së Kombeve, i cili do të mbahet në nëntor në Sri Lanka. Mbretëreshën do ta përfaqësojë Princi Charles.

Arsyeja e anulimit të udhëtimit është quajtur ngarkesa tejet e madhe e një fluturimi kaq të gjatë.për Mbretëreshën 87-vjeçare. Janë shprehur supozimet se ky vendim demonstron gatishmërinë e Mbretëreshës Elizabeth II për t’i transferuar pjesën më të madhe të plotfuqishmërive të saj Princit Charles.

0Elizabeth II është Kryetarja e Bashkësisë së Kombeve, në të cilën përveç Britanisë së Madhe përfshihen pothuajse të gjitha ish-zotërimet, kolonitë dhe protektoratet e saj.