Gjykata në shtetin amerikan të Nju Xhersit dënoi këngëtaren Lauryn Hill me tre muaj burg për mospagim të taksave.

37-vjeçarja, fituese e disa çmimeve “Grammy Awards", i detyrohet qeverisë 1.8 milionë $ të papaguara nga të ardhurat e viteve 2005-2007.

Ajo e pranoi faktin që është fajtore, por deklaroi se po rrit dhe edukon gjashtë fëmijë dhe pas përfundimit të karrierës muzikore është ngushtë nga ana financiare.

0Lauryn Hill është ish-solistja e grupit “The Fugees”, e cila në moshën 25 vjeçare fitoi 8 çmime “Grammy”.