Ditën e martë Parlamenti i Irlandës do të shpallë amnistinë për ushtarët irlandezë, të cilët kanë marrë pjesë në betejat e Luftës së Dytë Botërore në anën e Koalicionit antihitlerian.

Irlanda gjatë luftës ka ruajtur neutralitetin, kështu që ushtarët të cilët vullnetarisht braktisën vendin për të luftuar përkrah ushtarakëve britanikë u shpallën dezertorë.

Pas luftës ata u ndaluan të punojnë në poste e punë që paguhen nga buxheti shtetëror, ata u privuan nga e drejta për pension dhe shumë prej tyre janë përballur me diskriminim të përditshëm.

0Vitin e kaluar qeveria irlandeze ka kërkuar falje zyrtarisht për mënyrën se si është sjellë me veteranët dhe tani miratoi vendimin për amnisti.