Gjeologët brazilianë dhe kolegët e tyre nga Japonia kanë zbuluar në fund të Oqeanit Atlantik granit, i cili konsiderohet si shtresë (formacion) kontinental. Shkencëtarët besojnë se ai mund të jetë pjesë e kontinentit që u fundos si pasojë e ndarjes së Afrikës nga Amerika e Jugut 100 milionë vjet më parë.

Fillimisht graniti u zbulua dy vjet më parë në një rrafshnaltë nënujore të Rio Grandes në pjesën jugore të Atlantikut. Megjithatë, shkencëtarët nuk ishin të sigurt për sa i përket hipotezave të tyre. Në prill grupi i shkencëtarëve në bordin e aparatit nënujor "Shinkai 6500" studioi më me hollësi rrafshnaltën dhe konfirmoi supozimet e veta.

Për t'u bindur përfundimisht në lidhje me origjinën e granitit gjeologët do të duhet të shpojnë disa zona në shtratin e oqeanit.