NATO do të marrë mbi vete rolin e garantueses së zbatimit të marrëveshjes politike midis qeverisë së Serbisë dhe autoriteteve të Kosovës, duke vazhduar të kontribuojë në këtë mënyrë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në këtë rajon, siguroi ditën e hënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

"Ne do të bëjmë gjithçka të mundur për të mbështetur zbatimin e kësaj marrëveshje politike. E rëndësishme është që të dyja palët ta shohin NATO-n si një garantuese të paanshme të paqes dhe stabilitetit", - deklaroi Anders Fogh Rasmussen në një konferencë për shtyp në Bruksel.