Një shpërthim i fuqishëm buçiti sot në një miting parazgjedhor në veri-perëndim të Pakistanit. Sipas shifrave zyrtare, 14 persona mbetën të vrarë në vend, 56 të tjerë u plagosën.

Bomba shpërtheu gjatë marshimit të një prej partive fetare islamike në të ashtuquajturin territor të fiseve në afërsi të kufirit me Afganistanin.

Gjatë dy javëve të fundit në zona të ndryshme të Pakistanit kanë buçitur disa shpërthime në mitingje politike dhe veprimtari të tjera parazgjedhore. Të shtunën në vend do të zhvillohen zgjedhjet për në Asamblenë Kombëtare. Përgjegjësinë për disa nga sulmet në fjalë e kanë marrë përsipër përfaqësuesit e lëvizjes “Taleban”.