Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara filluan stërvitjet e përbashkëta ushtarake për praktikimin e kundërpërgjigjes ndaj nëndetëseve.

Këto stërvitje ushtarako-detare do të zgjasin deri të premten. Në to do të përfshihen nëndetëset amerikane dhe koreane-jugore, duke përfshirë edhe nëndetësen bërthamore "Los Angeles", shkatërrues (destroyers) dhe aeroplanë të mbikëqyrjes detare.

"Stërvitjet janë një aktivitet i përvitshëm ushtarak që synon përgatitjen e operacioneve kundër depërtimit të paautorizuar të armikut", - njoftoi një përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut.