Një person i panjohur sulmoi këngëtarin kanadez Justin Bieber gjatë një koncerti në Dubai.

Bieber u ul pranë pianos, kur një burrë i panjohur kërceu papritmas në skenë dhe u përpoq ta tërhiqte atë nga instrumenti muzikor, por rojet, të cilët arritën të ndërhynin në kohë, e neutralizuan sulmuesin. Në përleshje e sipër rojet rrëzuan aksidentalisht pianon.

Këngëtari fatmirësisht nuk u lëndua si pasojë e këtij incidenti dhe shumë shpejt pas kësaj rifilloi koncertin. Ende nuk dihen arsyet që e shtynë personin e panjohur të sulmojë Justin Bieber-in.