Presidenti i Meksikës, Enrique Peña Nieto, i ka shprehur ngushëllimet e veta të thella një familjeje gazetarësh të njohur në lidhje me vrasjen e dy bijve të tyre: të shtunën herët në mëngjes të rinjtë u qëlluan për vdekje me armë zjarri në shtetin e Chihuahua, i cili kufizohet me Shtetet e Bashkuara.

Prokuroria deklaroi se ngjarja tragjike nuk ka të bëjë me aktivitetin profesional të bashkëshortëve.

Vrasësit lëviznin me makinë dhe i kanë ndjekur për një farë kohe 20-vjeçarin Alfredo dhe 21-vjeçarin Diego Paramo.

Babai i tyre David Paramo është një prezantues televiziv dhe drejtues radiofonik i njohur në Meksikë. Nëna të rinjve, Marta Gonzalez, është kryeredaktore e një gazete që botohet në shtetin e Chihuahua.