Në Mynih filloi procesi gjyqësor në lidhje me çështjen (rastin) e grupit neonazist "Nationalsozialistischer Untergrund" (NSU), viktima të të cilit u bënë 10 vetë, shumica e të cilëve emigrantë nga Turqia.

Ruajtja e rendit pranë godinës së gjykatës, ku janë mbledhur përfaqësuesit e komunitetit turk në Gjermani, sigurohet nga rreth 500 oficerë të policisë. Protestuesit janë të indinjuar nga mosveprimi i kohëgjatë i autoriteteve gjermane, të cilat nuk mundën ta zbulonin bandën për më shumë se 10 vjet, si dhe për faktin se gjatë hetimit të vrasjeve dyshimet e para ranë mbi emigrantët turq.