Në Kajro u arrestuan 5 burra të cilët dyshohen për hapje zjarri me armë mbi kortezhin e Kryeministrit të vendit, Hisham Qandil.

Incidenti ndodhi të dielën në mbrëmje, kur politikani po kalonte me makinë në një nga urat e qytetit. Në këtë moment truprojat e tij vunë re një kamion të dyshimtë të hapur, i cili papritmas u shfaq aty pranë. Ata qëlluan në ajër për të paralajmëruar kamionin që të largohej, por si kundërpërgjigje nga makina hapën zjarr mbi autokolonën e Kryeministrit.

Më vonë, kur personat që qëlluan u arrestuan, ata deklaruan se nuk e dinin se kush po udhëtonte në këtë kortezh.