Policia braziliane është vënë në kërkim të të dyshuarit për përdhunimin brutal të një pasagjereje autobusi në Rio de Janeiro.

Kjo ndodhi të premten e kaluar. Sipas fjalëve dëshmitarëve okularë përdhunimi ka zgjatur për 30 minuta. Para përdhunimit personi i armatosur u mori çantat pasagjerëve të tjerë në autobus dhe urdhëroi shoferin të ecte pa ndaluar nëpër stacione.

Ky sulm i dhunshëm tërhoqi edhe një herë vëmendjen përkatësisht gjendjes së sigurisë në Brazil, i cili po përgatitet të presë vitin e ardhshëm Kampionatin Botëror të Futbollit, ndërsa në vitin 2016 Lojrat Olimpike.