Politikani i njohur italian Giulio Andreotti ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

Andreotti kryesoi qeverinë italiane në tre periudha kohore, nga viti 1972-1973, nga viti 1976-1979 dhe nga viti 1989-1992. Ai gjithashtu ka qenë disa herë Ministër i Mbrojtjes dhe i Punëve të Brendshme. Për "mbijetesën e tij politike" politikani u mbiquajt "Giulio i përjetshëm".

Në vitin 1993 Andreotti u akuzua për lidhje me mafian. Pas kësaj ai u detyrua të ndërpresë veprimtarinë e tij politike. Në vitin 2002 ai u dënua me 24 vjet burg për lidhje me mafian dhe përfshirjen në vrasjen e një gazetari, por një vit më pas u lirua.