Gjatë montimit të skenës në Sheshin Bollotnaja (russ. Болотная Площадь) në Moskë, ku në mbrëmje do të mbahet një aktivitet i opozitës gjeti vdekjen një punëtor: atë e shtypi altoparlanti i madh që ra mbi të.

Viktima është 25-vjeçari Maksim Mellkov. I riu ishte përkrahës i lëvizjes opozitare dhe po ndihmonte si vullnetar për montimin e skenës.

"Sipas të dhënave paraprake, gjatë instalimit të pajisjeve akustike në Sheshin Bollotnaja ndodhi një aksident, si rezultat i të cilit një person u shtyp nga altoparlanti që ra dhe vdiq në vend", - njofton shërbimi për shtyp i policisë së kryeqytetit rus.