Krimineli i luftës Nikollai Rutçenko ndërroi jetë më 4 maj në Paris në moshën 96 vjeçare. Atë do ta varrosin në varrezën e famshme ruse Sainte-Geneviève-des-Bois. Data e varrimit nuk dihet.

Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore Nikollai Rutçenko ka kryer krime të shumta monstruoze. Në veçanti, ka udhëhequr dhe ka marrë pjesë personalisht në pushkatime, është përfshirë në dërgimin e dhunshëm të hebrenjve në kampin e vdekjes Auschwitz.

Pas luftës Nikollai Rutçenko ka zhvilluar një veprimtari aktive antisovjetike. Megjithatë, në mesin e emigrantëve rusë shumë e konsideronin atë si agjent të shërbimeve sekrete sovjetike. Ky version shpjegon faktin që Bashkimi Sovjetik nuk kërkuar kurrë ekstradimin e Nikollai Rutçenko si një kriminel lufte në atdhe.