Së paku 22 persona, duke përfshirë edhe një polic, humbën jetën, ndërsa dhjetra të tjerë u plagosën si pasojë e përleshjeve që shpërthyen midis policisë dhe protestuesve në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka.

Të dielën në rrugët e qytetit dolën rreth gjysmë milioni islamistë. Ata kërkojnë ashpërsimin e dënimeve për fyerjen e ndjenjave të myslimanëve deri në zbatimin e dënimit me vdekje për këtë.

Protestuesit u vunë flakën makinave dhe dyqaneve. Për të shpërndarë turmën policia përdori gaz lotsjellës, plumba gome dhe granata trullosëse.