Rreth një e katërta e popullsisë së rritur të Britanisë së Madhe gjen jo më shumë se 1 orë kohë në javë për të bërë një shëtitje më këmbë, dëshmojnë të dhënat e sondazhit të organizatës bamirëse Ramblers.

Në sondazh u përfshinë 2.000 banorë të Mbretërisë së Bashkuar. Gjatë këtij sondazhi është marrë parasysh koha që njerëzit shpenzojnë gjatë rrugës për në punë dhe shtëpi, si dhe ecejaket nëpër dyqane.

25% e të anketuarve deklaruan se një shëtitje në këmbë atyre u merr 1 orë në javë. 43% e tyre thanë se ata ecin më këmbë jo më shumë se 2 orë në javë.

Sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë së Britanisë së Madhe, për një shëndet të mirë nevojiten të paktën 150 minuta aktivitetiti të moderuar fizik në javë.