Të premten në Islamabad (Pakistan) një i panjohur qëlloi për vdekje me armë zjarri prokurorin Chaudhry Zulfiqar Ali, i cili ishte prokurori i shtetit në çështjen ligjore të lidhur me vrasjen e ish-Kryeministres pakistaneze, Benazir Bhutto, njoftoi policia lokale.

Prokurori i plagosur rëndë u dërgua në spital, ku ndërroi jetë pak më vonë.

Zulfiqar Ali të premten duhet të merrte pjesë në procesin gjyqësor mbi vdekjen e Bhutto në vitin 2007. Njëri nga të pandehurit kryesorë të çështjes është ish-diktatori ushtarak i Pakistanit, Pervez Musharraf, kundër të cilit në prill të vitit 2013 u morr masa e arrestit shtëpiak.