François Hollande ka marrë sot një fletëthirrje për të dalë si dëshmitar në gjyqin për rastin e Senatorit të Partisë Socialiste, Rene Teulade, njofton Agjencia e lajmeve France Presse me referim tek një burim në administratën presidenciale.

Më parë Rene Teulade u shpall fajtor për abuzimin me pozitën e tij në postin e Kreut të Fondit të pensioneve për punonjësit shtetërore në periudhën e viteve 1974-1992 dhe u dënua me 1.5 vjet liri të kushtëzuar dhe një gjobë prej 5 mijë €.

Në vitin 2008 François Hollande ka drejtuar Këshillin rajonal të Departamentit Corrèze dhe e njihte personalisht Rene Teulade. Ky i fundit u zgjodh Senator pikërisht nga ky departament.

0Megjithatë, sipas kushtetutës së Francës, Kryetari i Shtetit gëzon imunitet plotë dhe mund të mos dëshmojë në gjyq.