"Unë mendoj se ajo mund të mbahet së shpejti, në qoftë se të gjitha palët në rajon do të synojnë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën", deklaroi ditën e premte në Gjenevë Ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit për çështjet e çarmatimit dhe mospërhapjes së armës bërthamore, Thomas Countryman. Për këtë njoftoi ai vetë gjatë përgatitjes së konferencës për mospërhapjen e armës bërthamore, e cila planifikohet të mbahet në vitin 2015.

Sipas fjalëve të tij, zhvillimi i konferencës varet nga puna për përgatitjen e saj nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Rusisë dhe OKB-së, të cilat vitin e kaluar u bënë nismëtare të një forumi të tillë.

0Thomas Countryman shprehu gjithashtu keqardhjen e vet në lidhje me vendimin e Egjiptit, të marrë në prag, për të dalë nga bisedimet e Gjenevës.