SHBA-ja po rishikon qëndrimin e saj në lidhje me furnizimin me armë të opozitës siriane, deklaroi Ministri amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, të enjten në një konferencë për shtyp.

Duke komentuar deklaratën e Hagel, Presidenti amerikan Barack Obama, i cili aktualisht ndodhet për një vizitë në Mexico City (kryeqyteti i Meksikës), shprehu solidaritetin e tij të plotë me ministrin.

Më parë SHBA-ja pat deklaruar zyrtarisht se nuk i ka ofruar ndihmë ushtarake opozitës siriane dhe se e ka furnizuar atë vetëm me teknikë jo-ushtarake dhe ndihma humanitare.