0Bashkëpunimi humanitar mes dy vendeve po fiton vrull. Si shembull ilustrativ i këtij konfirmimi mund të shërbejë koncepti i përpunuar gjatë takimit të Sergei Lavrov dhe Kryeministri hungarez, Viktor Orban, për rritjen e numrit të shkëmbimeve studentore. Por bazë e marrëdhënieve dypalëshe mes Moskës dhe Budapestit është megjithatë ekonomia. Në radhë të parë bashkëveprimi në sektorin e energjetikës. Atij iu kushtua një vëmendje veçanërisht e madhe gjatë bisedimeve me partnerët hungarezë, tregoi Sergei Lavrov:

- Të dyja palët ripohuan vendosmërinë për të zbatuar plotësisht projektin e gazsjellësit "South Stream" (“Rryma Jugore”). Ne kemi shqyrtuar edhe perspektivat e rritjes së bashkëpunimit në fusha të tjera. Në sferën e investimeve, atë të teknologjive të larta. U pajtuam me mendimin se për implementimin e këtyre mundësive, ndërsa ato janë me të vërtetë të shumta, do të kontribuojë puna e komisionit ndërqeveritar. Bashkëkryetarët e tij janë takuar tashmë, kurse në vjeshtë të këtij viti është planifikuar mbajtja e seancës plenare të komisionit. Ne mirëpresim veprimtarinë aktive të biznesit hungarez në Rusi, veçanërisht në rajonet ruse. Kolegët tanë hungarezë po planifikojnë të hapin zyrat e veta në Irkutsk, Novosibirsk, Krasnodar, Rostov mbi Don.

Gjatë negociatave të Sergei Lavrov dhe Janosh Martonji u prek edhe tema e marrëdhënieve të Rusisë me BE-në. Sipas mendimit të dy ministrave, në vitet e fundit këto marrëdhënie nuk janë përkeqësuar, edhe pse në rendin e ditës mbeten ende disa çështje të pazgjidhura. Për shembull, një faktor acarues në marrëdhëniet mes Rusisë dhe BE-së vazhdon të mbetet Paketa e Tretë e Energjisë. Megjithatë, siç theksoi Lavrov, nuk ia vlen të dramatizohet situata. Kryesore është që "të gjitha palët të udhëhiqen nga obligimet e tyre ekzistuese energjetike dhe të mos praktikojnë në mënyrë retrospektive vendimet e veta në sektorin e energjisë".

0Në konferencën për shtyp në fjalë Sergei Lavrov i drejtuan pyetje edhe rreth vizitës së pritshme në Moskë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry. Ministri rus njoftoi se ai është i gatshëm për të diskutuar me homologun e tij amerikan një gamë të gjerë çështjesh të ndryshme, ndërsa vëmendje e veçantë do t'i kushtohet situatës në Siri.