Siç njoftoi të enjten vetë Presidentja e Argjentinës, Cristina Kirchner, shuma që i tejkalon 40.000 € - shuma e dëmshpërblimit moral - do të përdoret për nevojat e spitalit të fëmijëve në La Plata.

Në vitin 2008, në Romë, Kirchner mori pjesë në samitin e Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të OKB-së (FAO). Pas samitit gazeta në fjalë botoi një artikull të titulluar "Uria dhe Dolce Vita", në të cilin konfirmohej se gjoja Kirchner kishte blerë bizhuteri dhe sende të tjera nga boutique Bvlgari, duke shpenzuar me shumë se 100.000 €.

Gjatë seancave dëgjimore, në të cilat Kirchner mori pjesë nëpërmjet telekonferencës nga Buenos Aires, u vërtetua se liderja argjentinase nuk kishte bërë pazare nëpër dyqane gjatë kohës së qëndrimit të vet në Itali, siç përshkruhej në artikullin e gazetës italiane.