Aeroplani “Solar Impulse” sot më 06:15, sipas orës lokale, u ngrit nga aeroporti i Kalifornisë “Moffett Field” për të realizuar një fluturim nga bregdeti Perëndimor deri në atë Lindor të SHBA-së pa harxhuar asnjë pikë të vetme karburanti. Pilot i tij është bashkëthemeluesi i projektit ekologjik, aeronauti dhe psikologu Bertrand Piccard.

Monoplani unikal, i cili peshon 1.600 kilogramë me gjatësi të shtrirjes së krahëve gati 64 metra (si ajo e “Airbus A340”), i konstruktuar në Zvicër dhe që punon me energji diellore, është drejtuar për në qytetin Phoenix (Arizona).

0Aeroplani do të qëndrojë në ajër në lartësinë 4.800 metra rreth 19 orë dhe do të ulet në Phoenix natën e së shtunës.