Shërbimi sekret i Kirgistanit po përpiqet të identifikojë personat e përfshirë në shpërndarjen e fletëpalosjeve në mbështetje të Xhohar Carnaev-it, njoftoi të premten një përfaqësues i Komitetit Shtetëror të Sigurisë Kombëtare të Kirgistanit.

Njoftimet rreth hedhjes së fletëpalosjeve në qendër të Bishkekut u dukën të premten në rrjetet sociale. Më vonë fotot e këtyre fletëpalosjeve u publikuan në disa media lokale. Në to është pasqyruar portreti i Xhohar Carnaev-it me mbishkrimin "Carnaev është i pafajshëm, lutuni për Xhoharin".

Carnaev dyshohet për kryerjen e sulmit terrorist më 15 prill të vitit 2013 gjatë Maratonës së Bostonit. Ai dhe vëllai i tij Tamerllan dikur kanë jetuar në Kirgistan.