Më 5 maj në Rusi dhe Ukrainë besimtarët orthodhoksë festojnë Pashkët. Bukëpjekësit e qytetit të Harcizsk (qarku i Doneckut, Ukrainë), në prag të festës poqën bukën e ëmbël tradicionale të Pashkëve - kulaçin me peshë 2.879 kg.

Për pjekjen e kulaçit me lartësi prej 260 centimetrash u përdorën 1.500 kg miell, 500 kg sheqer dhe 7.500 vezë.

Pastiçierët punuan plot 3 ditë për gatimin e kulaçit, i cili u regjistrua në Librin e Rekordeve të Ukrainës. 

Sipas fjalëve të pastiçierëve, me këtë kulaç do të gostisen banorët dhe vizitorët e qytetit të shtunën, ndërsa një pjesë e tij do të dërgohet në shtëpitë e fëmijës dhe spitalet e qytetit.