Avioni cisternë amerikan, i cili u rrëzua në veri të Kirgistanit, u gjet nga rojet kufitare, njoftoi një burim në strukturat pushtetore të vendit.

"Fillimisht në qiell u dëgjua një zhurmë e madhe, më pas gjëmoi një shpërthim dhe aeroplani u rrëzua", shtoi ai duke u referuar tek rrëfimet e dëshmitarëve okularë.

0Aktualisht vendi i rrëzimit të avionit është rrethuar nga rojet kufitare, atje mbërritën gjithashtu edhe bashkëpunëtorët e shërbimeve të shpëtimit të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme. Zjarrfikësit nuk kanë arritur ta lokalizojnë përfundimisht zjarrin.