Debati në lidhje me faktin nëse është e nevojshme apo jo armatosja e opozitës siriane nënkupton orientimin "për aplikimin e skenarit ushtarak dhe jo për zgjidhjen politike të konfliktit", deklaroi sot Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov.

Mbështetësit e rrugëzgjidhjes ushtarake "duhet të kuptojnë se ata do ta paguajnë me viktima të shumta të reja siriane realizimin e qëllimeve të veta gjeopolitike", theksoi Ministri rus.

0Sipas fjalëve të tij, Moska shpreson që në takimin e pritshëm me Sekretarin Amerikan të Shtetit të vazhdojë diskutimi i temës së Sirisë.