Pas kërcënimeve nga ana e Koresë së Veriut, policia e Koresë së Jugut ndaloi lëshimin e tullumbaceve të planifikuar më parë në drejtim të Koresë së Veriut, njoftuan autoritetet lokale.

Aktivistët, shumica e të cilëve janë ish të arratisur nga Koreja e Veriut, duhet të lëshonin drejt territorit të Koresë së Veriut rreth 200.000 tullumbace me fletëpalosje që dënojnë autoritetet e Koresë së Veriut për shkeljen e të drejtave të njeriut në vend. Edhe më parë janë kryer aktivitete të tilla. Fetëpalosjeve u bashkangjiteshin kartmonedha dollari me vlerë të pakonsiderueshme.

Pheniani i cilësoi këto veprime si "provokative" dhe kërcënoi të hapë zjarr mbi zonat, nga të cilat do të lëshohen tullumbacet.