Ditën e premtë nga Zona industriale e përbashkët me Korenë e Veriut Kaesong u larguan bashkëpunëtorët e fundit koreanojugorë, njofton Agjencia e lajmeve France-Presse.

Më herët u njoftua se në Zonën industriale do të qëndrojnë 7 bashkëpunëtorë të Koresë së Jugut, ndërkohë që 43 punëtorë mundën të largoheshin prej andej që ditën e hënë.

0Javën e kaluar Koreja e Veriut refuzoi propozimin e Ministrit për Çështjet e Bashkimit të Koresë së Jugut, Ryoo Kihl-Jae, mbi fillimin e negociatave lidhur me problemin e kompleksit industrial Kaesong. Pas kësaj, Koreja e Jugut njoftoi mbi tërheqjen e personelit të vet nga Zona e përbashkët industriale.